
Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka deklaruar se çdo hebre që voton për Joe Biden në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, nuk e do Izraelin.
Trump i tha gazetës konservatore Real America’s Voice se ai nuk e kupton se si një hebre mund të votojë për Biden ose një demokrat, sepse demokratët janë 100 përqind në anën e palestinezëve.
Trump vazhdoi se ai ishte më shumë pro-izraelit se çdo president tjetër që ka qenë në pushtet deri tani.
“Kur isha në Shtëpinë e Bardhë nga 2017 deri në 2021 njoha Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit dhe zhvendosa ambasadën e SHBA atje. Sinqerisht, është e pabesueshme që historikisht hebrenjtë votojnë për demokratët. Nuk e kuptoj këtë”, tha ai.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co