
Alvaro Morata njihet si një prej lojtarëve që nuk ka shumë besnikëri. Sulmuesi spanjoll ka ndërruar shumë klube në karrierë dhe shihet shpesh duke puthur stemën e çdo klubi ku ai bën pjesë, pra me një dashuri jo të sinqertë.
Tashmë është zyrtarizuar edhe largimi i Moratës nga Milani. 32-vjeçari ka kaluar te Galatasarai në Turqi, në formën e huazimit me të drejtën e blerjes. “Faleminderit që më dhatë mundësinë të vesh këtë fanellë, Milani është një klub i pabesueshëm, faleminderit të gjithëve”, shkruan Morata. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news