
Ekipi i përzier i stafetës së triatlonit të Belgjikës është tërhequr nga gara e së hënës. Ky vendim ka ardhur pasi një nga notaret është infektuar në lumin Seine.
Më saktësisht, delegacioni belg dyshon për Esheria Koli. Bakteret e marra rrezikojnë shëndetin e sportistëve, diçka që është e papranueshme në Lojërat Olimpike, Paris 2024.
Claire Michel, garoi të mërkurën në triatlon për femra, duke përfunduar në vendin e 38-të. Ekipi i njohur belg sqaroi se Michel u dërgua në një klinikë në fshatin Olimpik në Paris të dielën për trajtim mjekësor, për t’u ribashkuar më pas me grupin disa orë më vonë.
Ekipi nuk tha nëse Michel u sëmur për shkak të ndotjes në Seine, vendi ku u mbajt gara e notit 1500 metra të triatlonit. Por në ditën e garës, programi i meshkujve u shty pasi testimi i cilësisë së ujit tregoi se Seina ishte e pasigurt për not.
Thasthemet në mediat belge janë të shumta, por një zëdhënës i ekipit olimpik të Belgjikës nuk pranoi t’i përgjigjet pyetjeve në lidhje me gjendjen e Michel të dielën.
Shqetësimet për cilësinë e ujit të Senës kanë turbulluar Lojërat Olimpike. Deri në fillimin e evenimentit, më shumë se 1.5 miliardë dollarë u shpenzuan për të siguruar gara normale në një lumë të pastër. Në triatlon ka triumfuar Gjermania, duke treguar edhe një herë forcën.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co