
Një amerikan është arrestuar në Turqi mbi dyshimin për vrasjen e një ruseje në Moskë.
Departamenti Amerikan i Shtetit po kërkon “informacione shtesë”, ka thënë një zëdhënës, pasi mediat ruse raportuar se i dyshuari është amerikan, raportoi CNN.
Trupi i një gruaje ishte gjetur me disa plagë që i ishin shkaktuar me thikë. Për këtë ishte hapur hetim. Hetuesit besojnë se partneri i viktimës që arriti të ikte në Turqi ishte i përfshirë në vdekjen e saj dhe kanë thënë se i dyshuari është në listën e të kërkuarve ndërkombëtarisht.
I dyshuari u arrestua më pas nga autoritetet turke.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co