Ngacmimet seksuale në punë/ “Dikush në pushtet përdor dobësinë e tjetrit”, Albatros Rexha: Ja ku ndryshon shoqëria jonë nga ajo perëndimore

ngacmimet seksuale ne pune dikush ne pushtet perdor dobesine e tjetrit albatros rexha ja ku ndryshon shoqeria jone nga ajo perendimore
ngacmimet seksuale ne pune dikush ne pushtet perdor dobesine e tjetrit albatros rexha ja ku ndryshon shoqeria jone nga ajo perendimore

Shkrimtari Albatros Rexha përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë në studion e “Open” në Neës24 ka folur në lidhje me fenomenin e ngacmimeve seksuale në vendin e punës.

Rexha u shpreh se dinamika e këtyre rasteve përfshin pozitën e dikujt që ka pushtet dhe përdor dobësinë që ka tjetri, ndonjëherë edhe për bukën e gojës.

Sipas tij ka një problem në vendosjen e vijës së hollë të shprehjes së interesit dhe asaj të ngacmimit seksual duke qenë një shoqëri ballkanike dhe që ndryshon nga ajo perëndimore në disa karakteristika të të shprehurit

“Këtu bëhet fjalë për atë pozicionin ku dikush ka pushtet dhe përdor dobësinë që ka tjetri, ndonjëherë është për bukën e gojës, ndonjëherë gjëra të tjera. Kemi të bëjmë me prekjen e dinjitetit personal që personi të bëjë diçka më shumë duke prekur dinjitetin e vetë si individ, nuk preket vetëm trupi, por shpirti.
Nga ana tjetër ka dhe probleme pasi shoqëria jonë si ballkanike dallon prej asaj perëndimore. Jemi pak me idenë që njerëzit duhet të jenë më të afërt, të shprehen, etj. Ndonjëherë është problem të vendoset vija e hollë e shprehjes së interesit dhe ku fillon ngacmimi, ku dikush nuk pranon refuzimin”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →