Nga Leao te Menja, Milani kapet pas elementeve kyçe! Në Madrid duhen “armë” të tjera

nga leao te menja milani kapet pas elementeve kyce ne madrid duhen arme te tjera

Milani u kthye nga Monza me tri pikë, të cilat janë si oksigjen i pastër për renditjen dhe Paulo Fonsekës, por jo gjithçka që shkëlqeu në stadiumin “U-Power” ishte “e artë”.MILANVeçanërisht në pjesën e parë, kuqezinjtë kaluan një rrezik vërtet të madh kundër skuadrës së Brianzas, duke lënë shumë hapësira në të cilat Maldini ishte në gjendje të krijonte disa raste shënimi dhe e detyroi Menjanë të bënte disa ndërhyrje vendimtare.



Tri pikët e së shtunës kanë shumë vlerë, por për të dalë pa dëme nga “Stantiago Bernabeu”, do duhet shumë më tepër, duke filluar nga një qasje ndryshe ndaj ndeshjes dhe një fazë mbrojtëse që duhet të jetë afër perfeksionit. Sepse është e vërtetë që ky Real Madrid që nuk luan që pas “El Clasico”-s është i frikshëm, por po aq e vërtetë është se “Djalli” ka armët për të tentuar ta godasë.

“ARMËT” PËR MADRID – Pas fitores ndaj Bryzhit, Milani kërkon vazhdimësi edhe në Champions ku pas tre ndeshjes renditja është me deficit (vetëm tre pikë). Sfida e nesërme kundër Realit është një mal për t’u ngjitur dhe djemtë e Fonsekës që do të duhet të luajnë një ndeshje të madhe. Konfirmimet vijnë nga Monza me Reijnders, gjithmonë i pamëshirshëm në futjet e tij dhe për pazëvendësueshmerinë e Fofanës, që në mes të fushës kryen një punë shumë të çmuar si në mbrojtje, ashtu edhe në ndërtim.

nga leao te menja milani kapet pas elementeve kyce ne madrid duhen arme te tjera

Morata do të duhet të ketë një cinizëm më të madh, për t’ia shtuar punës së paçmuar që bën për skuadrën. Këto janë faktorë, por arma e fortë duhet të jetë krahu i majtë, ai i përbërë nga Teo dhe Leao që mund të rrisë shanset për sukses në Spanjë nga ana e Milanit. Përtej kritikave dhe keqkuptimeve me Fonsekën që kanë prekur si francezin ashtu edhe portugezin, të dy mbeten lojtarët më teknikë dhe më të fortë në skuadër, ata që me përshpejtimet dhe goditjet e tyre ndryshojnë ritmin dhe përmbysin situatën në vetëm disa sekonda veprim.

PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →