Nga Kombëtarja, te Partizani-Tirana dhe futbolli shqiptar, Armand Duka përgjigjet para orës të së vërtetës

nga kombetarja te partizani tirana dhe futbolli shqiptar armand duka pergjigjet para ores te se vertetes
nga kombetarja te partizani tirana dhe futbolli shqiptar armand duka pergjigjet para ores te se vertetes

Gjithmonë e më shumë po afron periudha e ndeshjeve të Kombëtares në muajin mars. Përtej kritikave të bëra për Silvinjon, në ambientin sportiv shqiptar ka shumë pritshmëri dhe entuziazëm për të shkruajtur historinë e madhe, atë të kalimit në Botëror.

Në fillim Shqipëria do të përballet në një transfertë të vështirë me Anglinë, atje ku ka pasur një “Sold Out” kur kishin mbetur më shumë sesa një muaj nga ndeshja. Pra ora e së vërtetës po afron dhe do të jemi jo pak kurioz për të parë mendimet e kreut të FSHF, Armand Duka, në lidhje me këtë temë, por edhe për ndonjë afrim të ri që mund të vijë te Shqipëria.

Duka do të jetë sot në mbrëmje në një intervistë me gazetarin Gerti Çarçani në orën 23:00 në “MCN TV”, në emision “Skaner”. Sigurisht, kjo nuk do të jetë tema e vetme e diskutimit. Një vëmendje të madhe për futbollin shqiptar, për garën e Superiores dhe jo vetëm, pa harruar edhe Partizani-Tirana. Më veçanërisht atë që ndodhi në këtë takim me dështimin e organizimit të policisë që braktisi edhe njëherë tjetër futbollin për të lënë që të krijoheshin disa skena të shëmtuara për t’u parë në sytë e ambientit sportiv. /Sport Ekspres/

Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news

dsaadmin

Learn More →