
Historia e Berat Gjimshitit tregon saktësisht sesi fati dhe puna është e lidhur së bashku për të shkuar sa më larg në jetë. Mbrojtësi shqiptar ishte me valixhe në duar dhe duke u larguar nga Atalanta para disa vitesh, si i padëshiruar, por papritur një prej mbrojtësve të ekipit të Gasperinit u dëmtua në stërvitje për një kohë të gjatë.
Pas kësaj dhe faktit se merkato ishte drejt fundit, Gasperini u detyrua që ta kthente Gjimshitin dhe të mos e largonte nga ekipi, përkohësisht. Pjesa tjetër është histori teksa pas ndeshjes së djeshme në Champions League kundër Club Brugge, Gjimshiti ka shkruar një faqe të historisë si legjendë e Atalantës. Shqiptari ka kaluar kapitenin Glenn Stromberg me 273 ndeshje, ndërsa tani Berati numëron 274 ndeshje me fanellën e Atalantës. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news