Nga gjyqet e nxituara te negociatat e fshehta diplomatike3/ Si u arrit shkëmbimi historik i të burgosurve Rusi-SHBA?

nga gjyqet e nxituara te negociatat e fshehta diplomatike3 si u arrit shkembimi historik i te burgosurve rusi shba
nga gjyqet e nxituara te negociatat e fshehta diplomatike3 si u arrit shkembimi historik i te burgosurve rusi shba

“Kjo është një çështje që më së miri trajtohet në heshtje.”

Kjo është fraza e zgjedhur e zyrtarëve rusë kur u pyetën për të komentuar mbi shkëmbimet e mundshme të të burgosurve Lindje-Perëndim.  Kështu i pëlqen Kremlinit: marrëveshje pas dyerve të mbyllura, “diplomacia e pengjeve” larg vëmendjes mediatike. Shërbimi i inteligjencës duke biseduar me shërbimin e inteligjencës; qeveri me qeveri. Derisa Moska të marrë atë që dëshiron. Por pavarësisht “heshtjes”, ka pasur sinjale. Diçka po lëvizte.

Në një intervistë me ish-prezantuesin e Fox News, Tucker Carlson shkurtin e kaluar, Vladimir Putin foli për Evan Gershkovich, reporterin e Wall Street Journal, i cili ishte arrestuar në Rusi dhe i akuzuar për spiunazh. “Unë nuk e përjashtoj që zoti Gershkovich të kthehet në atdheun e tij”, tha Putin. “Ne duam që shërbimet speciale amerikane të mendojnë se si mund të kontribuojnë në arritjen e qëllimeve që po ndjekin shërbimet tona speciale.” Ishte një aluzion shumë publik dhe jodelikat: Moska ishte e hapur për të bërë një marrëveshje.

Udhëheqësi i Kremlinit nuk përmendi emra. Por ai e bëri të qartë se kë donte Rusia në këmbim: Vadim Krasikov, agjentin e dyshuar rus që po vuante një dënim të përjetshëm për vrasje – jo në Amerikë, por në Gjermani. Disa ditë më vonë, lideri i opozitës ruse Alexei Navalny vdiq në një koloni të largët penale të Arktikut. U përhapën thashethemet se përpara vdekjes së tij, bisedimet ishin duke u zhvilluar për shkëmbimin e Navalny, Evan Gershkovich dhe ish-marinsin amerikan Paul Whelan, të gjithë të burgosur në Rusi, për Vadim Krasikov në Gjermani.

A kishin hyrë autoritetet gjermane në negociata për një shkëmbim të të burgosurve?

Gjyqi me dyer të mbyllura i Evan Gershkovich – i hedhur poshtë si “mashtrim” nga Wall Street Journal dhe qeveria e SHBA – më në fund filloi në Yekaterinburg në qershor. Çështja u shty deri në mes të gushtit. Por muajin e kaluar, gjykata papritur e shtyu seancën e dytë më shumë se tre javë. Në fund të një gjyqi tre-ditor rrufe, Evan Gershkovich u dënua dhe me 16 vjet në një koloni penale. Po atë ditë, gazetarja amerikano-ruse Alsu Kurmasheva u dënua me gjashtë vjet e gjysmë burg nga një gjykatë në Kazan. Gjyqi i saj kishte zgjatur vetëm dy ditë.

Dikush ishte qartazi me nxitim. Ishte shenja më e fortë se një marrëveshje ishte bërë, se një shkëmbim ishte i mundshëm. Autoritetet ruse zakonisht e trajtojnë një dënim si një parakusht për çdo shkëmbim të të burgosurve. Në fillim të kësaj jave – më shumë sinjale, me raporte se një varg të burgosurish politikë të shquar rusë ishin zhvendosur nga kolonitë e tyre penale ose qendrat e paraburgimit. Spekulimet u rritën.

Lajmi shpërtheu në Bjellorusi: udhëheqësi i vendit, Alexander Lukashenko, kishte rënë dakord të falte Rico Krieger, një shtetas gjerman i dënuar me vdekje për terrorizëm dhe akuza të tjera. A mund të jetë ai pjesë e një shkëmbimi? Tani është fakt. Ky është shkëmbimi më i madh i të burgosurve Lindje-Perëndim që nga Lufta e Ftohtë.

Qeveritë perëndimore do të mirëpresin lirimin e të huajve, si dhe lirinë për disa nga të burgosurit politikë më të shquar të Rusisë. Moska do të festojë rikthimin e agjentëve të saj.

Të dyja palët do të pretendojnë se është një marrëveshje e mirë. Por nëse Rusia arrin në përfundimin, siç ka bërë në të kaluarën, se “diplomacia e pengjeve” funksionon, atëherë në mënyrë shqetësuese, kjo nuk ka gjasa të jetë hera e fundit që të burgosurit këtu – si të huaj ashtu edhe rusë – përdoren si pazare.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →