
Ambasadori britanik, Alastair King-Smith, u takua sot me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.
Ambasada Britanike në Tiranë, në një postim në rrjetet sociale ka bërë me dije se në takim është theksuar partneriteti i palëkundur mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, duke përfshirë emigracionin e paligjshëm, ku Shqipëria mbetet një prej partnerëve tanë më të rëndësishëm në rang ndërkombëtar.
“Ata diskutuan mbështetjen e re të Mbretërisë së Bashkuar për Reformën e Drejtësisë dhe përpjekjet kundër korrupsionit, duke përfshirë Policinë e Shtetit Shqiptar.
Ata ranë gjithashtu dakord të vlerësojne zgjerimin e partneritetit tregtar, si edhe në fushën e Mbrojtjes”, thuhet në postim.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co