
Kryeministri Benjamin Netanyahu, pak orë para votimit në Knesset, tërhoqi nga rendi i ditës parlamentare të ashtuquajturin ‘ligji për rabinët’ që rregullonte ndër të tjera edhe punën e tyre.
Një dispozitë që ka shkaktuar tensione të forta javët e fundit jo vetëm me opozitën, por edhe brenda vetë Likud-it të kryeministrit.
Në të kundërt, vendimi i Netanyahut për të tërhequr masën shkaktoi protesta nga partitë fetare që formojnë shumicën qeverisëse. Kreu i Shasit, Arieh Deri, ka thënë hapur se Netanyahu nuk e kontrollon më qeverinë dhe se ekzekutivit i ka ditët e numëruara.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co