Nënkryetarja e PL: Shqipëria, e fundit në botë për demokracinë liberale dhe elektorale

nenkryetarja e pl shqiperia e fundit ne bote per demokracine liberale dhe elektorale
nenkryetarja e pl shqiperia e fundit ne bote per demokracine liberale dhe elektorale

Nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho deklaroi se Shqipëria është e fundit në botë sa i takon demokracisë liberale dhe elektorale.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Xhixho thekson se raportet ndërkombëtare e rendisin Shqipërinë ndër vendet e fundit të botës për një sërë standardesh demokratike.

REAGIMI I XHIXHOS
🆘TË FUNDIT NË BOTË PËR DEMOKRACINË LIBERALE DHE ELEKTORALE
Raportet ndërkombëtare na rendisin ndër vendet e fundit të botës për një sërë standardesh demokratike.
📌Për vitin 2023, Shqipëria renditej në vendin e 82-të në indeksin e demokracisë liberale, krahas vendeve si Mongolia, Sri Lanka, Honduras dhe Sierra Leone. Edhe në indeksin e demokracisë elektorale, jemi në vendin e 88-të, ndër të fundit në botë. 🇦🇱
I njëjti raport që turpëron qeverinë shqiptare, na tregon se ka një tjetër qeveri shqiptare në Prishtinë, që shënon vetëm progres. Kosova është 20 vende më përpara Shqipërisë për demokracinë liberale dhe 31 vende përpara Shqipërisë për demokracinë elektorale. Pra, nëse ka një qeveri shqiptare me të cilën duhet të krenohemi, është ajo e Kosovës. 🇪🇺
Një shtet serioz vlerësohet për progresin në reforma, zhvillimin, teknologjinë, mirëfunksionim e tregut dhe standardet e jetesës. Fatkeqësisht, qeveria që drejton vendin jo vetëm nuk ka bërë asnjë hap përpara, por me arrogancën që e karakterizon mbyll të dy sytë para regresit që vënë në pah të gjitha raportet ndërkombëtare.
📌Në këtë situatë alarmante mbetet e domosdoshme që ne të edukojmë qytetarë të angazhuar, që njohin mirë shtetin ligjor, demokracinë, të drejtën për referendum dhe shumë koncepte të tjera, të cilat formojnë individë që mendojnë në mënyrë kritike, që njohin të drejtat e tyre dhe mbrohen me çdo mjet demokratik kundrejt padrejtësisë.
Vetëm përmes kësaj rruge mund ta bëjmë Shqipërinë më të mirë!

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →