Ivan Balliu pritet të firmosë në verë me Valencian. Një lajm i tillë për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare bëhet fakt i kryer në Spanjë.
Është “TodoFichajes”, që raporton se Valencia e ka mbyllur marrëveshjen me mbrojtësin shqiptar.

Balliu është pjesë e Rajo Vajekanos prej vitit 2021, ndërsa kontratën e ka të vlefshme pikërisht deri në fundin e këtij sezoni.
Vetë 32-vjeçari preferon Valencian në La Liga, pasi te Rajo Vajekano ka filluar të mos jetë titullar i padiskutueshëm. Një lëvizje mjaft interesante kjo e Balliut për sezonin e ardhshëm, pasi ka planifikuar të zbarkojë në Mestaja të Spanjës.