Në shtëpinë e “djallit” prej shumë kohësh temë diskutimi është e ardhmja e Stefano Piolit. Mediat italiane e bëjnë të sigurt largimin e tij në fund të këtij sezoni, por pas Ibrahimovic edhe Giorgio Furlani i del në krah tekniku kuqezi:
“Edhe mua më bezdisin shumë këto fjalë. Pioli është trajneri ynë, shoqëria është më të, e tha edhe Zlatan pak ditë më parë këtë, ky diskutim duhet të përfundojë. Ne i jemi mirënjohës për atë që ka bërë deri tani, jemi me fat që e kemi”, u shpreh drejtori i deleguar i Milan duke u ndalur më pas te gara për titull në Serie A:
“Ne zbresin në fushë vetëm për të fituat, ndeshje pas ndeshje, por llogaritë bëhet në fund. Ky sezon shkoi në këtë formë pasi kemi qenë edhe të pafat, me shumë dëmtime, por tani pak nga pak po rikthehen të gjithë lojtarët e dëmtuar. Ndeshjet e fundit kanë shkuar mirë, tani të kryqëzojmë gishtat dhe të përfundojmë mirë sezonin”, u shpreh Furlani duke u ndalur më pas te tre lojtarë, Leao, Giroud dhe Jovic:
“Kohët e fundit ka qenë disi i pafat përpara portës, por golat do të vijnë. Olivier është një kampion i madh. Ai erdhi për dy vite, por ka bërë aq mirë sa tani është ende këtu dhe po bën akoma më mirë. Sa për Jovic nuk jam aspak i befasuar me rendimentin e tij, isha i sigurt që do të ishte kështu”, theksoi administratori i Milan.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co