Në Itali tani janë të sigurt, Teo Hernandez do të largohet nga Milani në verë

ne itali tani jane te sigurt teo hernandez do te largohet nga milani ne vere

Pavarësisht deklaratave të Zlatan Ibrahimoviç se bisedimet për rinovimin me Teo Hernandez janë në rrugën e duhur, në Itali duken të sigurt se këta janë muajt e fundit të anësorit francez në radhët e kuqezinjve.



Kur atij i kanë mbëtur vetëm një vit e katër muaj nga përfundimi i kontratës, palët nuk kanë gjetur akordin ekonomik dhe qartësisht kanë parësore objektiva të ndryshëm mes tyre. Ndaj pas 5 vitesh e gjysmë bashkë, Teo Hernandez po fillon të kërkojë rreth e rrotull për një sistemim të ri.ne itali tani jane te sigurt teo hernandez do te largohet nga milani ne vere

Në fakt, Milani ia kishte gjetur në janar, kur pranoi një ofertë të ndjeshme ekonomike prej 54 milionë eurosh nga Komo, por lojtari e refuzoi duke theksuar se kërkonte të luante për objektiva më të rëndësishëm dhe jo për mbijetesën apo mesin e tabelës në Serinë A.

Një mesazh i qartë nga të dy palët se tashmë “martesa” është drejt fundit, me futbollistin që në verë do u japë lamtumirën kuqezinjve e ndoshta përfundimisht Serisë A. Një lamtumirë për të tentuar një aventurë në Angli, nga ku klube të ndryshme kanë shfaqur interes vazhdimisht për anësorin e majtë i cili në moshën 27-vjeçare, ka ende shumë vite para në nivele konkurruese.

PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →