Ndërron jetë në moshën 42-vjeçare fotografi i njohur rus, njihej si kritik i presidentit Putin

nderron jete ne moshen 42 vjecare fotografi i njohur rus njihej si kritik i presidentit putin

RUSI

Fotografi rus, Dmitry Markov ka vdekur në moshën 42-vjeçare, thanë të premten mediat lokale në qytetin e tij të lindjes.

Markov, i cili përdorte vetëm një iPhone për fotografitë e tij, u bë i famshëm për kapjen e imazheve të jetës së përditshme në Rusi raporton ‘The Moscow Times’

Fotografia e tij, ku tregohej një oficeri policie i maskuar i ulur nën portretin e Presidentit Vladimir Putin u bë simbol i protestave të vitit 2021 kundër burgosjes së kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny.

Fotografia e tij u shit për dy milionë rubla (21,760 dollarë) në një ankand në internet, me të ardhurat që u shkuan njerëzve të arrestuar ose gjobitur gjatë mitingjeve në mbështetje të Navalny.

Markov kishte pasur probleme me varësinë ndaj drogës. Ai doli vullnetar në një jetimore dhe punoi si ndihmës mësues në një organizatë bamirëse që ndihmon njerëzit me aftësi të kufizuara.

42-vjecari botoi tre libra me fotografitë e tij dhe faqja e tij në Instagram me foto të Rusisë ka më shumë se 800,000 ndjekës.

  • foto galeri
  • foto galeri
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →