
Kombëtarja shqiptare zhvilloi pasditen e sotme seancën e radhës stërvitore në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet e fundit të grupit B1 në UEFA Nations League ndaj Çekisë dhe Ukrainës.
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se në stërvitjen e sotme ishin të pranishëm të gjithë lojtarët, ndërsa Ernest Muçi u stërvit fillimisht i veçuar dhe më pas u bashkua me grupin.
Seanca e sotme nisi me stërvitje në palestër e më pas trajneri, stafi teknik dhe ekipi zbritën në fushë për të bërë përgatitje atletike dhe taktike.
Kombëtarja do të mbyllë nesër përgatitjet për ndeshjen e parë ndaj Çekisë.
Konferenca zyrtare e trajnerit Silvinjo do të mbahet në orën 17:45 dhe më pas do të vijohet me stërvitjen zyrtare të ekipit në stadiumin “Air Albania” në orën 18:30, që do të jetë e hapur 15 minutat e para për median.
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news