“Na hodhën sende në Kosovë, publiku ynë u soll mirë”, trajneri i Rumanisë: Mungoi loja e ndershme, UEFA të reagojë

na hodhen sende ne kosove publiku yne u soll mire trajneri i rumanise mungoi loja e ndershme uefa te reagoje

Mircea Luçesku ka folur mjaft ashpër kundër Kosovës në prag të ndeshjes që do të luajnë me Qipron. Trajneri i Rumanisë u ndal te ndeshja e braktisuar prej “dardanëve”, pas koreve anti-shqiptare në stadium.



mirceu-lucescu

Trajneri 79-vjeçar ka kërkuar reagim nga UEFA, ndërsa pretendon fitoren në tavolinë 3-0.

na hodhen sende ne kosove publiku yne u soll mire trajneri i rumanise mungoi loja e ndershme uefa te reagoje

“E dinim më parë se do të largoheshin nga fusha, e kishin deklaruar edhe në konferencë. Publiku u soll mirë. As që mund të krahasohet me atë që ishte në Prishtinë. Na hodhën sende, vërshëllenin himnin tonë. Prisja që himni i tyre të mos vërshëllehej. Ata shpresonin se do të dilnin nga fusha dhe do të fitonin 3-0. Mungesë e tmerrshme e lojës së ndershme.

Në fushë duhet treguar respekt dhe edukatë. Pastaj dolën me disa gënjeshtra. Ata nuk u ofenduan, goditën. Nëse nuk fitojmë 3-0, do të thotë se nuk ka më rregullore.

Gjyqtari duhej ta merrte menjëherë vendimin, nuk kishin guxim ta bënin. Ne ishim të gatshëm të qëndronim deri në mëngjes. Gjithsesi, u ktheva në shtëpi në orën 04:00 të mëngjesit. Një ekip që largohet nga fusha duhet të humbasë 0-3. Vendimi duhet të merret nga UEFA”, u shpreh ndër të tjera trajneri i Rumanisë.

PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →