
Musiala, lojtari i Bayern Munichut, në një intervistë për Sport1 ka folur për sezonin e ardhshëm.
“Jemi shumë të motivuar. Sezonin e kaluar nuk fituam titullin dhe nuk duam ta përsërisim përvojën e keqe që kaluam. Të gjithë këtu janë fitues, ne duam të fitojmë tituj. Por nëse nuk jemi 100% gjatë gjithë sezonit dhe nuk japim gjithçka në çdo ndeshje, nuk do t’i arrijmë qëllimet tona” – tha Musiala.
21-vjeçari luajti 24 ndeshje në sezonin e kaluar, teksa realizoi 10 gola. Më herët, ai ka luajtur për të rinjtë e bavarezëve.
(J.S/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co