
Kryeministri Edi Rama mblodhi sot kryebashkiakët për përshpejtimin dhe monitorimin e procesit të legalizimit, si prioritet i qeverisjes qendrore dhe asaj lokale.
Në takim ra në sy mungesa e kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.
Zyra e tij e shtypit i tha News24 se arsye e mungesës së tij ishte pasi Veliaj ishte në ceremoninë e dorëzimit të çelësit të Tiranës për ish-ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu, ceremoni e ishte planifikuar kohë më parë.
Megjithatë sqarohet se Veliaj u përfaqësua në takim me nënkryetaren e Bashkisë dhe drejtorin Juridik.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co