
Armando Broja është pranë rikthimit të tij në fushën e blertë. Një fakt të tillë e ka konfirmuar edhe trajneri i Evertonit. Ai ka thënë në konferencën për shtyp se sulmuesi shqiptar mund të kthehet që në javën e ardhshme.
“Ai po punon fort. Të dhënat janë të mirë, por është ende me ekipin e shkencave sportive. Kalimi do të ndodhë, ndoshta edhe javën e ardhshme, ku do të fillojë me gjërat e lehta: nxehjet, lojrat për zotërimin e topit, dhe kjo ndërton rrugëtimin e të luajturit sërish”, ka deklaruar Sean Dyche./Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news