Muçi nuk fsheh lumturinë: Emocion i madh të luash para tifozëve të Besiktas, kam bërë zgjedhjen e duhur

muci nuk fsheh lumturine emocion i madh te luash para tifozeve te besiktas kam bere zgjedhjen e duhur
muci nuk fsheh lumturine emocion i madh te luash para tifozeve te besiktas kam bere zgjedhjen e duhur

Ernest Muçi luajti sot për herë të parë në stadiumin e Besiktas me fanellën e skuadrës turke, në takimin e fituar 2-0 ndaj Konyaspor. Sulmuesi shqiptar, në një intervistë të dhënë pas ndeshjes, u shpreh mjaft i lumtur.

“Të luaja para tifozëve tanë ishte një ëndërr e realizuar për mua. Është një burim krenarie e madhe. Kam luajtur ndeshjen e parë në shtëpi dhe mezi pres të luaj pjesën tjetër. Jam shumë i lumtur me fitoren. Mund të luaj në çdo pozicion në sulm.Sigurisht që do të bëj edhe pjesën mbrojtëse të punës, por mund të luaj në çdo pjesë të sulmit. Jemi në një rrugë të mirë dhe duhet të vazhdojmë kështu.

Duhet të fitojmë ndeshjet jashtë dhe në shtëpi. Na presin ndeshje të rëndësishme. Ne duhet të vazhdojmë në këtë mënyrë. Mësova për këtë çështje një ditë më parë kur isha me ish-skuadrën time. Më pas më thanë se duhet të shkonim në Stamboll në orën 17:00. Jam shumë i lumtur që kam ardhur këtu, është një ëndërr e realizuar për mua” – Tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →