“Mos insisto, unë e kam vendosur”, çfarë i tha Mbappe Presidentit të PSG? Lamtumira çështje kohe

mos insisto une e kam vendosur cfare i tha mbappe presidentit te psg lamtumira ceshtje kohe
mos insisto une e kam vendosur cfare i tha mbappe presidentit te psg lamtumira ceshtje kohe

Detaje të reja mbi vendimin e Kylian Mbappe për të mos rinovuar kontratën e tij me Paris Saint-Germain. Le Parisien shkruan se kampioni francez bisedoi me Presidentin Nasser Al-Khelaifi të martën, menjëherë pas stërvitjes, duke i treguar vullnetin e tij. Në të njëjtën kohë, Mbappe i kërkoi Al-Khelaifi që të mos insistojë, pasi për të nuk ka më kthim mbrapa.

Mbappé dëshiron të provojë një eksperiencë të re dhe të gjtiha rrugët te çojnë te Real Madrid, skuadër e cila e dëshiron prej kohësh. Megjithatë, ka ende për të negociuar sepse ende nuk është arritur një marrëveshje mes Mbappe dhe klubit spanjoll.

25-vjeçari ra në sy me paraqitjet e tij te Monaco, për t’u transferuar më pas nga Principata te PSG,  ekip me të cilin qëndroi 7 sezone. Çdo fillim e ka një fund, me Mbappe që në sezonin e ri do ta shikojmë me një fanellë tjetër.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →