Herzi Halevi, shefi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura izraelite, paralajmëroi sot se ushtria do ta “gjejë” liderin e ri të Hamasit, Yahya Shinwar, dhe do ta “shkatërrojë” atë.
“Ne do të shumëfishojmë përpjekjet për ta gjetur atë, për ta sulmuar dhe që udhëheqja e Hamasit të zëvendësojë edhe një herë kreun e Byrosë Politike,” tha gjenerali Halevi.
Shinwar, kreu i Hamasit në Gaza për shtatë vjet, u emërua udhëheqësi politik i grupit të martën mbrëma, duke pasuar Ismail Haniya, i cili u vra javën e kaluar në Teheran në një sulm që i atribuohet Izraelit.
Duke folur me pilotët luftarakë të forcave ajrore izraelite, Halevi u tall me “ndryshimin e titullit” të Sinwar.
“Ky titull i ri nuk do të ndryshojë asgjë për faktin se ai është një vrasës, përgjegjës për planifikimin dhe ekzekutimin e asaj që ndodhi më 7 tetor dhe kështu ky ndryshim titulli jo vetëm që nuk na pengon ta kërkojmë, por edhe na inkurajon” tha ai.
Ministri i Jashtëm i Izraelit, Israel Katz, kishte thënë që nga e marta mbrëma se Sinwar duhet të “shfaroset shpejt”.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co