
Pamjet që shihni tregojnë “Audi”-in që u bë objekt i një shpërthimi me molotov sot në Shkodër. Siç shihet nga pamjet e siguruara për BalkanWeb nga gazetari Senad Nikshiqi, makina është shkatërruar thuajse totalisht.
Automjeti, në pronësi të Bledar Freskinës, ishte parkuar në parkingun e një supermarketi pranë ‘Teatrit Migjeni’ në Shkodër rreth orës 4:20 minuta.
[embedded content]
Nuk dihen akoma shkaqet e këtij shpërthimi, ndërkohë që policia ndodhet në vendin e ngjarjes ku po bën ekspertizën.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co