“Moj motër ule zërin”, debat i ashpër live në emision, aktori i hedh shishen me ujë sekretarit të OMONIA-s

moj moter ule zerin debat i ashper live ne emision aktori i hedh shishen me uje sekretarit te omonia s
moj moter ule zerin debat i ashper live ne emision aktori i hedh shishen me uje sekretarit te omonia s

Një debat i fortë verbal është përshkallëzuar akoma më shumë, duke marrë përmasa të tjera, ndonëse live në emision.

Aktori, Laert Vasili është përplasur verbalisht me sekretarin e Omonias, Marin Suli gjatë një interviste televizive ku po diskutohej për marrëdhëniet Shqipëri-Greqi dhe çështja e Fredi Belerit.

I ftuar në emisionin “360 gradë” të Artur Zhejit, sekretari i OMONIA-s, iu drejtua Vasilit me fjalët ‘moj motër ule zëri”. Kaq ka mjaftuar që Vasili të ngrihet dhe t’i hedhë ujë nga shishja e tij Sulit, i cili më pas ka braktisur studion.

DEBATI
Laert Vasili:
Po deshe bërtas unë dhe pushojnë të gjithë
Marin Suli: Ça ishte kjo me të bërtitur, moj motër ule zërin, se nuk jemi vlla.
Laert Vasili: Moj motër më thua mua? Unë jam njeri i besës. motra jeni ju që e shisni s*mën në Omonia
Marin Suli:
O laro pazari

Pas kësaj situate ka ndërhyrë Zheji, ndërsa ka kaluar në publicitet për të qetësuar situatën.
Për më tepër shihni videon me sherrin.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →