
Donald Trump u godit në veshin e djathtë nga një prej plumbave të atentatorit Thomas Matthew Crooks dhe jo nga fragmentet e xhamave apo diçka tjetër në atentatin e dështuar ndaj tij në Butler, Pensilvani.
Ky ishte pohimi i mjekut të ish-Presidentit amerikan, Ronny Jackson, i cili kundërshtoi publikisht deklaratën e dyzuar të kreut të FBI-së, Christopher Wray.
Ky i fundit u shpreh në dëgjesën e tij në Kongres se Trump mund të ishte prekur nga një plumb ose një fragment xhami apo diçka tjetër në veshin e tij të djathtë.
Sipas mjekut të Trump, nuk ka asnjë provë që sugjeron se kandidati republikan u qëllua nga diçka tjetër veçse një plumb.
Ai u shpreh se Kongresi duhet të korrigjojë këtë gabim dhe se ky fakt është konfirmuar nga ai vetë, por edhe spitali ku Trump u trajtua pas ngjarjes.
Jackson theksoi se kreu i FBI ka gabuar dhe se është e papërshtatshme që të sugjerohet se Trump nuk u godit nga plumbi.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co