Interi mposhti Udinezen me shifrat 2-0 duke kaluar në çerekfinalen e Kupës së Italisë ku do të përballet me Lacion. Golat u shënuan nga Arnautoviç dhe Kristjan Asllani, me këtë të fundit që bëri një realizim fantastik nga kornia.
Pas sfidës, mesfushori zikaltër Davide Fratezi foli në “Inter TV”: “Jam i lumtur për Arnautoviçin dhe Asllanin që shënuan. Kristjan do të ofrojë më pas diçka, sepse të shënosh një gol olimpik nuk është për të gjithë.
Për ndeshjen: “Udineze filloi fuqishëm, ata patën një mundësi të rëndësishme në fillim, por më pas krijuan pak. Bëmë mirë që e hoqëm ngërçin në ndeshje me atë golin e pabesueshëm të Asllanit dhe më pas u përballëm mirë.”
PANORAMASPORT.AL