
Një makinë ka marrë flakë në autostradën “Ibrahim Rugova”. Ngjarja ka ndodhur në aksin që lidh Prizrenin me Suharekën.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, tha se një defekt teknik mund të ketë qenë shkaktari i zjarrit, që përfshiu automjetin.
“Policia ka marrë njoftim rreth orës 15:00 dhe menjëherë ka reaguar së bashku me shërbimet e zjarrfikësve për të shuar flakët dhe për të siguruar zonën”, deklaroi Krasniqi. “Mund të konfirmojmë se nuk ka pasur të lënduar si rezultat i këtij incidenti të papritur”, shtoi ai.
Mediat lokale kanë publikuar një video ku shihet automjeti i përfshirë në zjarr dhe puna intensive e shërbimeve të emergjencës, për të shmangur ndonjë pasojë të mëtejshme.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co