
Interi ka reguar bindshëm pas humbjes kundër Leverkusenit. Zikaltrit kanë mposhtur me goleagë 0-6 Lacion, teksa Inzagi nuk ka treguar mëshirë për ish-ekipin e tij. Në deklaratën e dhënë pas ndeshjes, trajneri i Interit nuk i ka kursyer thumbimet për krituesit e tij.
“Kishte shumë njerëz që me zor po prisnin që ne të pengoheshim si në Leverkusen. Por fatmirësisht djemtë e mi dëgjojnë pak dhe i japin këmbëve shumë. E donim këtë fitore. Askush nuk lë pikë pas. Duhet të përshtatemi dhe po përshtatemi. Nuk kemi përse të bëjmë llogari”, ka thënë Simone Inzagi./Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news