9 pikë plus vendit të dytë, për më tepër me një ndeshje më pak, shifra këto që i japin luksin trajnerit Inzaghi të bëjë një rotacion të ndjeshëm në ndeshjen e Serie A kundër Lecce-s, në një kohë kur objektivi kryesor është ndeshja e kthimit kundër Atletico Madrid në Champions League. Sipas mediave italiane, Inzaghi pritet t’i besojë një fanellë titullari mesfushorit kuqezi, Kristjan Asllani.

Talenti shqiptar ka vërtetuar këtë sezon se është i aftë të mbulojë Calhanoglun, për këtë është i bindur edhe Inzaghi. Ideja e tekniku zikaltër është e qartë, kërkon të lë pushim disa titullarë të rëndësishëm për të qenë në kushte perfekte ndaj Atletico Madrid, një ndeshje me një koeficient të lartë vështirësie. Jo vetëm Asllani, ndaj Lecce-s, nga minuta e parë pritet ta nisin edhe disa lojtarë të tjerë më pak të aktivizuar si Frattesi apo Bisseck.

Sipas të gjithë gjasave, Lecce-Inter pritet të jetë një “mini derbi” mes shqiptarëve pasi nga minuta e parë pritet të aktivizohet edhe Ylber Ramadani.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co