
Simone Inzagi ka qenë ironik në konferencën e sotme për shtyp në prag të ndeshjes kundër Juventusit. Trajneri i Interit ka shprehur pakënaqësinë e tij me opinionin publik që vijon të diskutojë atë goditje nga këndi të parregullt, e cila solli edhe golin kundër Fiorentinës. Inzagi ngre shqetësimin se rastet në favor të Interit analizohen gjerësisht në media, ndërsa ato në dëm të skuadrës së tij nuk diskutohen në asnjë çast.
“Thashë që u zemërova vetëm pas derbit me Milanin, sepse pas 4-5 episodeve jemi të gjithë njerëz. U acarova sepse mendoj për Interin tim. Kur i ndodh diçka Interit, as që flitet rreth saj. Ngrita alarmin dhe ajo që ndodhi të hënën ishte prova. Edhe sot njerëzit flasin për një goditje nga këndi. Në Leverkusen ne na u dha kundër një goditje nga këndi në minutën e 90 pasi ishte një metër pozicion jashtë loje. Askush nuk tha gjë.
Ishte një dëm serioz për ne në për renditjen, sepse do të kishim përfunduar të dytët dhe do të kishim një tjetër short në Ligën e Kampionëve. Ajo goditje nga këndi i shkaktoi Interit një dëm serioz ekonomik. Kur ndodh diçka në favor të Interit bëhen emisione, kur ndodh kundër Interit, as që flitet fare”, ka deklaruar Simone Inzagi./Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news