
TIRANE
Gjatë një bisede me Heidi Bacin, Meriton Mjekiqi ka shprehur mallin dhe dashurinë që ka për Ilnisa Agollin, ish-banoren e “Big Brother VIP3”. Ata u njohën dhe krijuan një lidhje dashurie brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Edhe pse ka pak javë që gazetarja e njohur është eliminuar nga gara e BBV3, Meritoni herë pas here e kujton atë brenda shtëpisë.
Moderatori i njohur shprehet se i mungon por të paktën ajo ndjehet e lumtur pasi është me vajzën dhe familjarët e saj. Më pas shton se në lojë është për të dy madje shpeshherë ka treguar se do ta fitoj ai këtë format për veten dhe për Ilnisën.
“E di që i mungoj dhe njësoj më mungon dhe ajo mua. Por të paktën është me vajzën, Anaisin me dashurinë e saj.
Unë jam këtu për të dy. Unë jam i lumtur që e kam Ilnisën në jetën time. Jam shumë me fat. E kam shpirt”, shprehet Meritoni.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co