Mbledhja e IFAB për rregulloren e futbollit nuk prek VAR-in. Por portierët mund ta pësojnë keq me vendimin e ri

mbledhja e ifab per rregulloren e futbollit nuk prek var in por portieret mund ta pesojne keq me vendimin e ri

IFAB, organizata që diskuton dhe miraton rregulloret e futbollit, ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës ku ka marrë në shqyrtim shumë propozime për ndryshimin e rregulloreve. Pjesa më e madhe e tyre, i përkiste aplikimit të VAR-it me kërkesa të Federatave apo kampionateve të ndryshme për modifikimin.



Por ndryshe sa mendohej, IFAB, nuk ka vendosur asgjë në këtë pikë për ndryshime të VAR-it dhe interpretimit të rasteve të tij, si për shembull ai i kartonit të dytë të verdhë të padrejtë apo një goditje këndi, siç kërkonte Seria A. Janë ruajtur për momentin të njëjtat interpretime dhe kufizime.mbledhja e ifab per rregulloren e futbollit nuk prek var in por portieret mund ta pesojne keq me vendimin e ri

Megjithatë, është vendosur një rregull i ri i cili ka të bëjë me portierët dhe vonesat e lojës. Rregulli i mbajtjes së topit për 8 sekonda nga portieri ka ndryshuar dhe tanimë do të jetë i ndëshkueshëm me një goditje nga këndi për kundërshtarët nëse konstatohet që gardianët e teprojnë me mbajtjen e topit mbi limitet. Kjo lëvizje bëhet për të shmangur vonesat e lojës ku shpeshherë portierët bëhen protagonistë.

PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →