Mbappe bëhet çështje shtetërore, në skenë del sërish Macron, presidenti ka një kërkesë speciale për kapitenin

mbappe behet ceshtje shteterore ne skene del serish macron presidenti ka nje kerkese speciale per kapitenin

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, njihet si një tifoz i zjarrtë i futbollit, mbaje gjatë kohës që Mbappe rinovoi me PSG, dy vite më parë, flitet se një rol të rëndësishëm kishte edhe Macron i cili negocioi personalisht që Mbappe të mos largohej nga Parisi. Macron ka “ndërhyrë” sërish, ose më saktë pritet ta bëjë diçka të tillë, teksa kërkon që kapiteni i Francës, Kylian Mbappe, të jetë pjesë e ekipit përfaqësues gjatë Lojërave Olimpike:

Lllll
Lllll

“Shpresoj që Mbappe të marri pjesë në Lojërat Olimpike. Do të shkoj në stadium nëse kalojmë në gjysmëfinale apo në finale”, iu përgjigj Macron një djaloshi i cili e pyeti për Mbappen. Dihet tashmë që Real Madrid, ekipi i tij i ardhshëm, nuk i lejon lojtarët që të marrin pjesë në Lojërat Olimpike, mbetet për t’u parë se si do të veprojnë me Mbappe.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →