Martini optimist: Teuta ka shanse kualifikimi, luftojmë në dy fronte

martini optimist teuta ka shanse kualifikimi luftojme ne dy fronte
martini optimist teuta ka shanse kualifikimi luftojme ne dy fronte

Trajneri i Teutës, Edi Martini ka dhënë opinionin e tij për mediat pas barazimit pa gola me Tiranën në Kupë.

“Tirana luajti me shumë forca në mbrojtje. Kërkonte të na kapte në kundërsulm. Pjesën e parë kishim mundësi të shënonim 2 herë po dhe në të dytën. Patëm qarkullimin e topit. Kishim llogaritur që Tirana do luante me 4 mbrojtës. Me ndryshimin në pjesën e dytë krijuam ne mbajtjen e topit, por nuk ishim të qartë para portës.

Do ta shohim nesër Çyrbjan, doktori thotë se mund të ketë menisk po shpresojmë të mos ketë diçka të tillë.

Faust ka ndjerë shqetësim pas ndeshjes me Kukësin. Kotobelli u vra dje në stërvitje. Kemi ndeshje tjetër të shtunën, jemi në situatë jo të mirë me dëmtimet.

Energjitë? Dy lojtarë që na u dëmtuam dje, Daja na mungonte, këto ishin ato që kishim mundësi. Duke qenë dhe 2 takime, dihet që ne kemi forcën të luajmë përballë Tiranës në Tiranë të barabartë dhe duhet të ishim të kujdesshëm. Nuk dhamë më tepër për të shënuar.

Unë para ndeshjes i kam thënë djemve që Kupa mundësi që të çon drejt Europës. Vazhdon të jetë e mundur të kualifikohemi. Do të luftojmë në 2 frontet dhe pse duhet të jemi të kujdesshëm”,  – tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →