
Federata e Futbollit dhe Bashkia Gjirokastër kanë nënshkruar marrëveshjen për ndërtimin e dy fushave të reja në Gjirokastër.
Pas përfundimit me sukses të punimeve në fushën e stadiumit “Luftëtari”, qytetit do t’i shtohen edhe dy fusha stërvitore me bar artificial.
Punimet do të nisin së shpejti dhe ky investim është pjesë e projektit të rëndësishëm të FSHF-së, “100 Fushat”, që synon të krijojë më shumë hapësira për fëmijët që të stërviten dhe të luajnë futboll.
Gjithashtu, ky projekt pritet të ndihmojë në rritjen e cilësisë së futbollit në qytetin e Gjirokastrës.
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news