Klaudia Vilafane kthehet të flasë përsëri për Diego Maradonën. Ish-bashkëshortja e legjendës të futbollit botëror që u nda nga jeta disa vite më parë, ka treguar në një intervistë sa e vështirë ishte të jetoje përkrah një ylli të tillë me të mirat dhe të këqijat e tij.
Por mbi të gjitha, ajo ka zbuluar një episod shumë interesant që ka lidhej me këngëtarin e njohur Riki Martin. “A është e vërtetë që keni futur Riki Martin në bagazhin e makinës tuaj?”, ishte pyetja që iu bë dhe Klaudia konfirmoi.
“Gjithçka e vërtetë. Ai sapo kishte mbaruar së kënduari në Obras. Ne shkuam ta takonim dhe e ftuam për darkë”, tha ajo, duke kujtuar se kishte shumë njerëz të pranishëm që pritnin të takonin këngëtarin, ndaj u desh që ta fshihnin në bagazhin e makinës së tyre.
“Gjëja më e keqe ishte se njerëzit e kuptuan gjithsesi. Na ndiqnin me taksi, një karvan i vërtetë me taksi. Në fund të fundit, të gjithë e dinin se ku banonim ne. Kur mbërritëm në shtëpi, kemi parë jashtë ballkonit dhe pamë që kishte dhjetëra taksi me vajza që ishin fanse të Rikit”, tregoi ajo këtë episod të veçantë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co