
Një aksident është regjistruar sot në Durrës. Ngjarja ndodhi në lagjen 16, rruga Vllazërimi.
Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për BalkanWeb se një makinë që ishte me urgjencë, ndërsa brenda kishte një fëmijë të sëmurë, ka kaluar me semafor të kuq, ndërsa është përplasur me një furgon.
I mituri është dërguar në spital ndërsa nga përplasja e mjetit, janë dëmtuar dhe disa makina të tjera që ishin të parkuara.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co