Luftimet vazhdojnë në Rafah, thellohet kriza humanitare në Rripin e Gazës

luftimet vazhdojne ne rafah thellohet kriza humanitare ne rripin e gazes
luftimet vazhdojne ne rafah thellohet kriza humanitare ne rripin e gazes

Forcat izraelite goditën sot qytetin e Rafahut me sulme ajrore dhe tokësore në përpjekje për të shtrirë kontrollin në këtë qytet në jug të Rripit të Gazës.

Luftime u raportuan edhe në pjesë të tjera të Gazës ndërmjet ushtrisë izraelite dhe militantëve të Hamasit, ndërkohë që zyrtarët shëndetësorë thanë se bllokada e ndihmave ka rënduar situatën humanitare dhe qindra fëmijë po vuajnë nga pasojat e të kequshqyerit.

Zyrtarët e Katarit, që po ndërmjetësojnë përpjekjet për armëpushim, njoftuan se është bërë pak përparim në negociata, ndërkohë që listës së shteteve që njohin shtetin palestinez iu shtua edhe Armenia.

Ushtria izraelite njoftoi të premten se po kryen operacione në qytetin e Rafahut dhe se në bazë të burimeve të zbulimit ka identifikuar tunelet që shfrytëzohen nga militantët e Hamasit.

Sipas banorëve të Rafahut, gjatë dy ditëve të fundit operacionet izraelite janë intensifikuar.

Gjatë në takimi të enjten me zyrtarët e agjencisë së brendshme të zbulimit Shin Bet, Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u zotua se Izraeli do të vazhdojë ofensivën ushtarake në Rripin e Gazës.

“Nuk do të largohemi nga Rripi i Gazës deri në kthimin e të gjitha pengjeve të gjallë dhe të vdekur.

Po e ndërmarrim këtë mision dhe shumë misione të tjera, për të cilat është më mirë të mos flasim,” deklaroi ai.

Ministri i Jashtëm i Katarit, që krahas Shteteve të Bashkuara dhe Egjiptit është angazhuar për të ndërmjetësuar një marrëveshje ndërmjet Izraelit dhe Hamasit, bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →