Xhoao Feliks do të jetë lojtar i Milanit për pjesën e mbetur të sezonit. Marrëveshja mes kuqezinjve dhe Çelsit është arritur për rreth 5 milion euro, ndërsa klubi italian do të mbulojë dhe pagën.
Nuk do të ketë opsion blerje në kontratën e firmosur për huazimin e 25-vjeçarit.
Rol kyç në këtë lëvizje tregohet të ketë pasur trajneri Konseisao, pasi foli me vetë lojtarin.
Kjo është lëvizja e tretë brenda ditës në kampin e Milanit. Më parë u zyrtarizua Gimenez, ndërsa Kalabria u huazua te Bolonja.
PANORAMASPORT.AL