
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë qëndrimit në Mynih ku po mbahet konferenca e sigurisë, ka takuar emisarin e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach.
Në një postim në “X” Lajçak ka shkruar se takimi ishte i dobishëm dhe se kanë informuar njëri-tjetrin mbi punën e tyre në rajonin e Ballkanit.
“Shumë e dobishme për të krahasuar shënimet me të dërguarin e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor Lord Stuart Peach. Ne e përditësuam njëri-tjetrin për përpjekjet tona dhe zhvillimet më të fundit në rajon”, ka shkruar Lajçak.
Dy ditë më parë, me Lord Stuart Peach u takua edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Sipas komunikatës nga zyra e Kryeministrit, thuhej se në këtë takim u fol për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe situata e sigurisë në rajon. “Marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe situata e sigurisë në rajon, ishin dy prej pikave kryesore të takimit”, -thuhej në komunikatë. Tre muaj më parë, Lord Stuart Peach kishte qëndruar për vizitë në Kosovë.
Very useful to compare notes with 🇬🇧 Western Balkan envoy Lord Stuart Peach. We updated each other on our efforts and the latest developments in the region. #MSC2024 pic.twitter.com/au8Xl3DU5J
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) February 17, 2024
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co