
I dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak po merr pjesë në Samitin e Dubrovnikut, ku nga ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla i është kërkuar që të mbajë qëndrim për sulmin në Banjskë dhe kriminelin Milan Radoiçiç, që lëviz lirshëm në Serbi.
Lajçak tha se pozicioni i Bashkiit Europian është i qartë, ku të gjithë ata që kryen sulmin në Banjskë duhet të mbajnë përgjegjësi.
“Pozicioni i BE-së ka qenë i formuluar dhe është i qartë që ata që i kanë kryer aktet kriminale në shtator të vitit 2024 duhet të mbahen përgjegjës. S’ka imunitet për ta dhe BE-ja e përsërit këtë edhe në takime bilaterale”, tha Lajçak.
Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien, tha se SHBA e BE presin, që Radoiçiç të përgjigjet përpara drejtësisë serbe, pasi kjo iu është premtuar. “Është gjë e mirë që ai nuk po shfaqet më aktiv në veri të Kosovës ashtu siç ka qenë, gjë e cila i ka benefitet pozitive. Por, presim që procesi ndaj tij të përfundojë. Ky është zotim për sundim të ligjit”, tha O’Brien.
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në Forumin e Dubrovnikut, ka kritikuar qasjen e Bashkimit Evropian (BE) për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit. Gërvalla tha se në Banjskë të Zveçanit ka ndodhur një sulm i hapur kundër Republikës së Kosovës. Ajo shtoi se SHBA e ka emëruar sulmin ashtu siç është, ndërsa BE nuk e ka bërë diçka të tillë.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co