Kvara vlen sa Kombëtarja kuqezi në treg, kuqezinjtë të fortë në mbrojtje. Njihuni me formacionin më të shtrenjtë mes dy skuadrave

kvara vlen sa kombetarja kuqezi ne treg kuqezinjte te forte ne mbrojtje njihuni me formacionin me te shtrenjte mes dy skuadrave

Të gjithë sytë e tifozëve shqiptarë janë sot te ndeshja Gjeorgji – Shqipëri, që vlen për raundin e katërt në grupet e Ligës së Kombeve. Një transfertë mjaft e vështirë ku kundërshtari ka bërë mirë.

Kombëtarja e Shqipërisë udhëton me një skuadër që vlen 80 milionë euro në treg. Në anën tjetër vlen për t’u theksuar se vetëm lojtari i Gjeorgjisë, Kvaratskhelia, ka të njëjtën vlerë.

Nëse ndërtohen formacioni më i shtrenjtë mes dy skuadrave, Shqipëria ka 5 përfaqësues dhe Gjeorgjia 6. Formacioni më i shtrenjtë kap vlerën e 190.5 milionë euro me lojtarët që mund të luajnë sot.

Kuqezinjtë dominojnë në repartin difensiv, teksa Gjeorgjia në atë ofensiv. Përfaqësuesit e Shqipërisë në këtë formacion janë Ismajli, Kumbulla, Mitaj, Asllani dhe Ramadani.

Ss25
Ss25
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →