
Aharon Haliwa, kreu i inteligjencës ushtarake të Izraelit, bëhet figura e parë e lartë izraelite që jep dorëheqjen për shkak të sulmit të drejtuar nga Hamasi më 7 tetor.
Pas sulmeve ai kishte deklaruar se mbante mbi supe fajin për mosparandalimin e sulmit, i cili depërtoi mbrojtjen e Izraelit, një aspekt për të cilin ky shtet mburrej.
Ushtria izraelite tha në një deklaratë se shefi i shtabit ushtarak pranoi dorëheqjen e Haliva dhe e falënderoi atë për shërbimin. Ku hap mund të krijojë terrenin që më shumë drejtues të lartë të sigurisë izraelite të pranojnë fajin për mosparandalimin e sulmit dhe të dorëhiqen.
Kujtojmë se ka qenë pikërisht sulmi i 7 tetorit nga Hamasi ai që nisi luftën në Gaza dhe ofensivën intensive të Izraelit në Bregun Perëndimor. Të paktën 1,139 izraelitë u vranë dhe qindra u kapën dhe u kthyen në Gaza.
Së fundmi Izraeli ka sulmuar edhe Rafahun, pavarësisht paralajmërimeve të ndërkombëtarëve.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co