
VAR-i është kthyer në një temë diskutimi në Itali. Vendimet polemizuese kanë hapur debate të forta së fundmi. Inzagi është ndër trajnerët që kanë shfyrë hapur kundër arbitrave, duke marrë edhe mbështetjen e mediave. Por një thumbim ka ardhur nga Antonio Konte. Ky i fundit ka thënë në konferencën e sotme se kur është ankuar për VAR-in ka marrë sulme të forta dhe se nuk e ka parë këtë lloj solidariteti për skuadrën që ai drejton.
“Kur fola për VAR-in u sulmova ashpërsisht. Disa njerëz u zmbrapsën duke thënë: ‘Ai po flet për veten e tij’. Më vjen për të qeshur që shumë vetë e kanë vënë re tani. Edhe mediat kanë i kanë dalë krahë klubeve të caktuara. Me Napolin nuk e kam parë të gjithë këtë solidaritet”, është shprehur Antonio Konte./Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news