
Përleshjet në protestat e studentëve në Bangladesh kanë lënë sot të paktën 100 njerëz të plagosur, teksa demonstruesit që kundërshtojnë rregullin e kuotave për vendet e punës në administratë, u sulmuan nga studentë besnikë të partisë në pushtet.
Policia dhe dëshmitarët thanë se studentët që protestojnë prej ditësh kundër kuotave të caktuara nga qeveria u goditën me gurë e objekte nga qindra studentë që mbështesin partinë në pushtet Awami, në përleshjen e dhunshme që zgjati disa orë në kampusin e universitetit të Dhaka.
Zhvillimi vjen teksa javes qe shkoi nje gjykate pezulloi sistemin e kuotave pas disa dite protestash.
Përveç gurëve, levave e shkopinjve disa studentë shiheshin sot te sulmonin me thika e hanxharë, ndërsa u raportuan disa bomba zjarri të lëshuara, shkruajnë mediat e huaja.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co