Kundërshtarët e Shqipërisë & bilanci i përballjeve për fushatën kualifikuese të Botërorit 2026

kundershtaret e shqiperise bilanci i perballjeve per fushaten kualifikuese te boterorit 2026
kundershtaret e shqiperise bilanci i perballjeve per fushaten kualifikuese te boterorit 2026

Kombëtarja shqiptare njohu pak ditë më parë kundërshtarët që do të ketë përballë gjatë fushatës kualifikuese për Kampionatin Botëror 2026. Anglia, Serbia, Letonia dhe Andorra do të jenë rivalët e Shqipërisë në këtë fushatë.

Anglia: Kuqezinjtë do ta nisin fushatën në muajin mars ndaj Anglisë dhe do ta mbyllin në muajin nëntor 2025 po ndaj luanëve. Sipas stastikave, Shqipëria është përballur me Anglinë vetëm në kualifikueset për Kampionatin Botëror, dhe të gjitha ndeshjet kanë rezultuar në humbje për kuqezinjtë. Përballjet kanë ndodhur gjatë kualifikimeve për “Italia 1990”, “Kore e Jugut – Japoni 2002” dhe “Katar 2022”.

Serbia: Kundër Serbisë, kuqezinjtë numërojnë vetëm dy përballje, të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian “Francë 2016”. Bilanci është i barabartë, një fitore për Shqipërinë dhe një për Serbinë.

Letonia: Ndaj Letonisë, bilanci është i veçantë. Në 5 ndeshje të luajtura, dy përfaqësueset nuk kanë shkuar kurrë më larg se barazimi, duke njohur tre lloje barazimesh (0-0 (x2)1-12-2 dhe 3-3). 

Andorra: Shqipëria ka luajtur 7 herë kundër Andorrës, me bilanc të favorshëm. Kuqezinjtë kanë arritur të fitojnë 5 herë, kanë regjistruar 1 barazim dhe vetëm 1 humbje.

Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news

dsaadmin

Learn More →