Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç, ka pritur sot në një takim ministrin e Mbrojtjes të Kosovës Ejup Maqedonci, me të cilin ka biseduar për mundësitë e bashkëpunimit të dy vendeve në fushën e mbrojtjes.
Plenkoviç, përmes një postimi në platformën “X”, ka thënë se gjatë takimit me ministrin Maqedonci, kanë konfirmuar marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve.
“Takova ministrin e Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci. Konfirmuam marrëdhënie të shkëlqyera bilaterale dhe mbështetje të vazhdueshme për rrugën euroatlantike të Kosovës. Gjithashtu diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit të mëtejshëm në fushën e mbrojtjes në mes Kroacisë dhe Kosovës”, shkroi kryeministri kroat në X.
Gjatë takimit të sotëm Maqedonci tha se partneriteti dhe në veçanti bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Kroacisë është në nivelin më të lartë.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co