AUSTRALI
Kryeministri australian, Anthony Albanese ka treguar se është fejuar me partneren e tij prej katër vitesh, Jodie Haydon. Ai propozoi për martesë në Lozhë, rezidenca zyrtare e kryeministrit në Canberra, në ditën e Shën Valentinit.
60-vjeçari dhe partnerja e tij u takuan në një darkë biznesi në Melburn në vitin 2020. Ai është lideri i parë australian që u fejohet ndërsa është në detyrë.
Anthony Albanese publikoi lajmin në rrjetet sociale teksa publikoi një selfie me 45-vjeçaren dhe shkroi: “Ajo tha po”, ndërsa në gishtin e Haydon duket unaza me të cilën kryeministri i propozoi për martesë.
“Ne jemi të emocionuar që të ndajmë këtë lajm me ju dhe mezi presim të kalojmë pjesën tjetër të jetës sonë së bashku. Jemi shumë me fat që kemi gjetur njëri-tjetrin”, thanë çifti më vonë në një deklaratë të përbashkët.
Ndërsa nuk kanë munguar urimet për fejesën nga kolegët në Parlament.
“Dashuria është një gjë e bukur. Jam shumë e lumtur për ju të dy!” shkruan Ministrja e Jashtme Penny Wong.
Albanese ka një djalë, 23-vjeçarin Nathan Albanese, me ish-zëvendëskryeministren e Uellsit të Ri Jugor, Carmel Tebbutt, nga e cila u nda në vitin 2019 pas 19 vitesh martesë.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co